LOKOMOTIVË E LIRISË

Autore: Getoare Ramadani

Agim Ramadani lindi më 3maj 1963 në fshatin Zhegër dhe vdiq më 1999 gjatë luftës së fundit e cila u zhvillua kryesisht në Koshare. Ai jo rastësisht vdiq gjatë kësaj lufte e i’ u flijua vendit të tij, ai i takonte dheut të tij qysh në moshë të hershme të viteve të tij duke qenë poet, piktor e ushtarak duke jetuar  si emigrant politik, meqë me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet anëtar nderi në Akademinë Evropiane të Arteve. Ndonëse kishte të rregulluar statusin e emigrantit, Agimi në vitin 1998, iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruan.

Ai e ka ndjerë brengën e madhe të atdheut qoftë edhe kur merrte në duar penelin,qoftë edhe kur merrte penën të shkruante, qoftë edhe kur më pas, rroki armën për t’i bëre realitet veprat e shkruara dhe pikturat që jetojnë bashkë me lirinë e atdheut të tij. Gjithmonë fliste fjalë rrëqethëse, por kuptimplote. Po citoj ca vargje  nga një fjalim i tij gjatë luftës:

Të hiqet qafe gjakpirësi – s’mundet pa luftë.  Lufta kërkon vrasje, shkatërrime, zhdukje, uri e tjera. E ne të gjitha edhe pa luftë i kemi në kurriz dhe asgjë s’do të humbim. Liria është e shenjtë. Le të vdiqët për të!  T’i rrokim armët. Ta ërrojm profesionin.Të dalim prej odave.Të shkojmë në rrezik.T’i lëmë anash dëshirat tjera,planet vetjake- të jetojmë për luftë.Të luftojmë për liri.Kjo është detyra më e madhe që prej nesh e kërkon trualli.Duke e kryer këtë detyrë do ta gëzojmë fitoren.Me përkushtim ndaj vendit të bashkuar si një,të vazhdojmë drejt lirisë me guxim,disiplinë,afërsi e solidaritet.Ndryshe nuk i qëndrohet luftës.ndërrojmë profesionin, të dalim prej odave, të shkojmë në rrezik t’i lëmë anash dëshirat tjera, planet vetjake – të jetojmë për luftë , të luftojmë për liri. Kjo është detyra më e madhe që prej nesh e kërkon trualli, duke e kryer këtë detyrë do ta gëzojmë fitoren. Ndryshe nuk i qëndrohet luftës.

Në luftë njihet  me emrin konspirativ-Katana. Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit- Katanës. Gjithashtu edhe  rruga afër Teatrit mbanë emrin e tij duke nderuar veprën e komandantit .

Ai u shqua dhe u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare.

Në vitin 1999 më datë 11 prill forcat serbe futen në Rrasën e Koshares , aty zhvillohen luftëra të përgjakshme. Komandant Agimi me t’u kthye në ndihmë për në Rrasë të Koshares ndeshet në pritë të pozicioneve të armikut. Aty ndodh luftë e drejtpërdrejt dhe dëgjohen krisma të njëpasnjëshme gjatë përleshjeve frontale në mes njësisë së Kobrave në krye me Agim Ramadanin dhe forcave speciale të ushtrisë serbe.  Ndërkohë lufta zhvillohej në një pozicion të pa përshtatshëm luftimi, komandant Agimi bie heroikisht për të mos vdekur kurrë. Kjo ka qenë dita më e kobshme për njësinë  e Kobrave  dhe or të gjithë ata që e njohën Agimin  për së gjalli. Gjaku i tij nuk u derdh për ta ujitur tokën , por ai ishte argument i fortë se një luftë e ashpër ndodhi në Kosovë dhe qëllimi i komandantit ishte liria e saj. Agimi, kur u nis në luftë tha: – Ose i bashkoj shqiptarët, ose nuk kthehem i gjallë.Ai nuk u kthye i gjallë, por nuk e dimë nëse ka arritur t’i bashkoj ata.

Qyteti pa kinema

Autore: Valentina Veseli

Po bëhen vite të tëra që kur qytetarët e Gjilanit nuk e kan vizituar kineman e qytetit.

Për detaje më të hollësishme mund të lexoni intervistem me ish-drejtorin e kinemas, Z.Bexhet Arifi, I cili do të na tregoj një hostorik të shkurtër rreth funksionimit të kinemas për 20 vite sa ai ishte drejtor I saj.

Z.Bexhet Arifi  e tregon gjendjen dhe funksionimin e kinemas qe prej se është punësuar aty ,pra që nga viti 1984 dhe tregon se kinemaja kafunksionuar para luftës dhe ka pas kapacitet prej 30 punëtorëve dhe ka punuar në dy ndërrimëe në reportuarin e së cilës ka pasur filma të zhanreve të ndryshme. Ai tregon gjithashtu se kinemaja e  qytetit tonë është shquar në nivel të Kosovës për shkak se ka pas objekt të ri dhe sallë moderne me kapacitet prej 632 ulëseve dhe ka qen më aktivja  ,pasi që ka punuar në dy ndërrimë ka pasur 3 shfaqje paradite dhe 3 shfaqje pasdite.

Z. Arifi tregon se edhe interesimi I publikut ka qen I madh për shkak të mos ekzistimit të pirateris,por edhe pse gjendja ekonomike ka qen e rëndë ai potencon se publiku në kinema s’ka munguar.
Kineman e ka përcjell një fat I mbar gjatë luftës e cila I ka shpëtuar rrënimit dhe punëtorët e saj prapë pas luftës u kthyen dhe  fillun punën mirëpo pas shpërbërjes së Jugosllavis filloi edhe shpërndarja e kompanive të filmave të huaj dhe nuk kishte import të filmave të huaj.Sa I përket filmave Kosovar pas luftës kan mundur të jenë 6-7 filma të metrazhit të gjatë nga regjisorët kosovar që janë shfaqur në kinema.

Më pas kinemaja u bë pjesë e privatizimit, nuk ka qen në mbrojtje të komunës sepse statusi I kinemas ka qen Organizat Punuese dhe tani po na shoqëron fati I keq që në Gjilan nuk ka kinema tha ish-drejtori Bexhet Arifi.

Ish-drejtori tregon edhe gjendjen e punëtorëve të cilët tash e sa vite janë të papunë edhe përkundër faktit që kanë qen staf shumë professional siq thot Z.Arifi , ai mbetet me shpres që diqka do të ndryshojë dhe t’I jipet një qyteti si Gjilani  qytetarët e të cilit janë shumë artdashës një kinema siq e meritojn..

Siq po shihet edhe në fotografi kjo është gjendja aktuale e kinemas në qytetin tonë, e mjerueshme mund të thuhet.

Falëmnderojmë Z.Bexhet Arifi për intervistën.

Për gjithqka që këni për të thënë rreth kinemas shprehuni lirshëm në seksionin për komente.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Te rinjte gjilanas ngrisin kapacitetet e tyre menaxhuese

Autore: Manushaqe Latifi

Qendra Kosovare per Bashkepunim Nderkombetar eshte ajo e cila implementon projektin e financuar nga Ministria per Kulture,Rini dhe Sport per trajnimin e te rinjeve qe ata t’i rrisin aftesite e tyre menaxhuese.

Perfaqesues te OJQ-ve per te rinje,te keshillave studentore si dhe perfaqesues te keshillave rinore ne kuader te shkollave te mesme ishin pjesemarres ne trajnimin e mbajtur me 9 dhe 10 maj ne sallen e Hotel Kristalit.

Qellimi i ketij trajnimi eshte qe perfituesit te jene ne gjendje te sigurojne fonde duke bere projekte ne dobi te rinise. 

Ne cilesine e trajnerit ishin prof.Enver Kqiku si dhe z.Sadullah Ahmeti te cilet treguan rreth kesaj dhe po ashtu na njoftoi se eshte kryer moduli i pare 2 ditor por qe do te vazhdoj edhe me dy module tjera nga dy dite pra gjithsej projekti zgjate 6 dite.Shpresojme se do te vazhdojne t’i perkrahin projektet qe i plotesojne kerkesat e nxenesve dhe studenteve.

10 maj 2014 , Gjilan