LOKOMOTIVË E LIRISË

Autore: Getoare Ramadani

Agim Ramadani lindi më 3maj 1963 në fshatin Zhegër dhe vdiq më 1999 gjatë luftës së fundit e cila u zhvillua kryesisht në Koshare. Ai jo rastësisht vdiq gjatë kësaj lufte e i’ u flijua vendit të tij, ai i takonte dheut të tij qysh në moshë të hershme të viteve të tij duke qenë poet, piktor e ushtarak duke jetuar  si emigrant politik, meqë me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet anëtar nderi në Akademinë Evropiane të Arteve. Ndonëse kishte të rregulluar statusin e emigrantit, Agimi në vitin 1998, iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruan.

Ai e ka ndjerë brengën e madhe të atdheut qoftë edhe kur merrte në duar penelin,qoftë edhe kur merrte penën të shkruante, qoftë edhe kur më pas, rroki armën për t’i bëre realitet veprat e shkruara dhe pikturat që jetojnë bashkë me lirinë e atdheut të tij. Gjithmonë fliste fjalë rrëqethëse, por kuptimplote. Po citoj ca vargje  nga një fjalim i tij gjatë luftës:

Të hiqet qafe gjakpirësi – s’mundet pa luftë.  Lufta kërkon vrasje, shkatërrime, zhdukje, uri e tjera. E ne të gjitha edhe pa luftë i kemi në kurriz dhe asgjë s’do të humbim. Liria është e shenjtë. Le të vdiqët për të!  T’i rrokim armët. Ta ërrojm profesionin.Të dalim prej odave.Të shkojmë në rrezik.T’i lëmë anash dëshirat tjera,planet vetjake- të jetojmë për luftë.Të luftojmë për liri.Kjo është detyra më e madhe që prej nesh e kërkon trualli.Duke e kryer këtë detyrë do ta gëzojmë fitoren.Me përkushtim ndaj vendit të bashkuar si një,të vazhdojmë drejt lirisë me guxim,disiplinë,afërsi e solidaritet.Ndryshe nuk i qëndrohet luftës.ndërrojmë profesionin, të dalim prej odave, të shkojmë në rrezik t’i lëmë anash dëshirat tjera, planet vetjake – të jetojmë për luftë , të luftojmë për liri. Kjo është detyra më e madhe që prej nesh e kërkon trualli, duke e kryer këtë detyrë do ta gëzojmë fitoren. Ndryshe nuk i qëndrohet luftës.

Në luftë njihet  me emrin konspirativ-Katana. Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit- Katanës. Gjithashtu edhe  rruga afër Teatrit mbanë emrin e tij duke nderuar veprën e komandantit .

Ai u shqua dhe u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare.

Në vitin 1999 më datë 11 prill forcat serbe futen në Rrasën e Koshares , aty zhvillohen luftëra të përgjakshme. Komandant Agimi me t’u kthye në ndihmë për në Rrasë të Koshares ndeshet në pritë të pozicioneve të armikut. Aty ndodh luftë e drejtpërdrejt dhe dëgjohen krisma të njëpasnjëshme gjatë përleshjeve frontale në mes njësisë së Kobrave në krye me Agim Ramadanin dhe forcave speciale të ushtrisë serbe.  Ndërkohë lufta zhvillohej në një pozicion të pa përshtatshëm luftimi, komandant Agimi bie heroikisht për të mos vdekur kurrë. Kjo ka qenë dita më e kobshme për njësinë  e Kobrave  dhe or të gjithë ata që e njohën Agimin  për së gjalli. Gjaku i tij nuk u derdh për ta ujitur tokën , por ai ishte argument i fortë se një luftë e ashpër ndodhi në Kosovë dhe qëllimi i komandantit ishte liria e saj. Agimi, kur u nis në luftë tha: – Ose i bashkoj shqiptarët, ose nuk kthehem i gjallë.Ai nuk u kthye i gjallë, por nuk e dimë nëse ka arritur t’i bashkoj ata.

Leave a comment