Qyteti pa kinema

Autore: Valentina Veseli

Po bëhen vite të tëra që kur qytetarët e Gjilanit nuk e kan vizituar kineman e qytetit.

Për detaje më të hollësishme mund të lexoni intervistem me ish-drejtorin e kinemas, Z.Bexhet Arifi, I cili do të na tregoj një hostorik të shkurtër rreth funksionimit të kinemas për 20 vite sa ai ishte drejtor I saj.

Z.Bexhet Arifi  e tregon gjendjen dhe funksionimin e kinemas qe prej se është punësuar aty ,pra që nga viti 1984 dhe tregon se kinemaja kafunksionuar para luftës dhe ka pas kapacitet prej 30 punëtorëve dhe ka punuar në dy ndërrimëe në reportuarin e së cilës ka pasur filma të zhanreve të ndryshme. Ai tregon gjithashtu se kinemaja e  qytetit tonë është shquar në nivel të Kosovës për shkak se ka pas objekt të ri dhe sallë moderne me kapacitet prej 632 ulëseve dhe ka qen më aktivja  ,pasi që ka punuar në dy ndërrimë ka pasur 3 shfaqje paradite dhe 3 shfaqje pasdite.

Z. Arifi tregon se edhe interesimi I publikut ka qen I madh për shkak të mos ekzistimit të pirateris,por edhe pse gjendja ekonomike ka qen e rëndë ai potencon se publiku në kinema s’ka munguar.
Kineman e ka përcjell një fat I mbar gjatë luftës e cila I ka shpëtuar rrënimit dhe punëtorët e saj prapë pas luftës u kthyen dhe  fillun punën mirëpo pas shpërbërjes së Jugosllavis filloi edhe shpërndarja e kompanive të filmave të huaj dhe nuk kishte import të filmave të huaj.Sa I përket filmave Kosovar pas luftës kan mundur të jenë 6-7 filma të metrazhit të gjatë nga regjisorët kosovar që janë shfaqur në kinema.

Më pas kinemaja u bë pjesë e privatizimit, nuk ka qen në mbrojtje të komunës sepse statusi I kinemas ka qen Organizat Punuese dhe tani po na shoqëron fati I keq që në Gjilan nuk ka kinema tha ish-drejtori Bexhet Arifi.

Ish-drejtori tregon edhe gjendjen e punëtorëve të cilët tash e sa vite janë të papunë edhe përkundër faktit që kanë qen staf shumë professional siq thot Z.Arifi , ai mbetet me shpres që diqka do të ndryshojë dhe t’I jipet një qyteti si Gjilani  qytetarët e të cilit janë shumë artdashës një kinema siq e meritojn..

Siq po shihet edhe në fotografi kjo është gjendja aktuale e kinemas në qytetin tonë, e mjerueshme mund të thuhet.

Falëmnderojmë Z.Bexhet Arifi për intervistën.

Për gjithqka që këni për të thënë rreth kinemas shprehuni lirshëm në seksionin për komente.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a comment